Opozita humb Shkodrën dhe Tropojën për herë të parë pas afro 30...

Opozita humb Shkodrën dhe Tropojën për herë të parë pas afro 30 vitesh

10
0
Shares

Është mbyllur zyrtarisht procesi i numërimit të votave në Bashkinë e Shkodrës, ku sipas të dhënave ka dalë fitues kandidati socialist, Benet Beci.

Pas numërimit të votave të fundit, Beci arriti të fitojë me afro 10 mijë vota diferencë përballë kandidatit të “Bashkë Fitojmë” Bardh Spahiu.

Ndërkaq më herët ka dalë edhe rezultati në Tropojë ku ka fituar kandidati i PS, Rexhë Byberi.

Mbështetësit e tij kanë dalë në rrugët e Tropojës për të festuar fitoren në zgjedhjet lokale të 14 majit ndaj kandidatit të “Bashkë Fitojmë”, Besnik Dushaj.

PD ka humbur Tropojën vetëm në vitin 1992 përballë PS. Ndërsa Shkosra u fitua vetëm njëherë më 1996 nga kandidati i të Djathtës së Bashkuar. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY