Vëllai i Gjicit kërcënon me armë mbështetës të opozitës në Kukës, kuksjanët...

Vëllai i Gjicit kërcënon me armë mbështetës të opozitës në Kukës, kuksjanët e bllokojnë në makinë

18
0
Shares

Mbështetës të opozitës janë kërcvënuar me armë nga vëllai i Safet Gjicit gjatë mbrëmjes së djeshme në Kukës.

Bedri dhe Nebi Sinamati banorë të fshatit Bushat kanë denoncuar Lavdrim Gjicin, vëllain e kandidatit të Partisë Socialiste për Bashkinë Kukës Safet Gjici, për presion dhe dhunë deri në nxjerrjen e armës së zjarrit nga  shoqëruesi i tij.

Në ndihmë të tyre kanë ardhur mbështetës të opozitës, të cilët kanë bllokuar mjetin, ku në vend të parë shihet vëllai i Gjicit, ndërkohë që shoqëruesi i tij, në momente tensioni, shpërthen në një fjalor banal.

“Hajde, hajde më ha k****”, dëgjohet që t’iu thojë mbështetësve të opozitës shoqëruesi i vëllait të Safet Gjicit.

Ndërkohë, pas këtij incidenti reagimi i qytetarëve ka qenë i menjëhershëm.

Ata janë grumbulluar para Drejtorisë së Policisë së Kukësit në mbështetje të dy kushërinjëve të këcënuar me armë para banesës së tyre.

Ndërhyrja e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Admir Sinamati ka shtensionuar situatën para Drejtorisë së Policisë Kukës. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY