Reagon Athina pas arrestimit të Fredi Belerit, media greke pasqyron masivisht ngjarjen

Reagon Athina pas arrestimit të Fredi Belerit, media greke pasqyron masivisht ngjarjen

33
0
Shares

Ministrja e Jashtme e Greqisë reagoi  pas arrestimit nga policia të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Himarën, Fredi Beleri.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare Ministria e Jashtme greke mësohet se ambasadorja greke në Tiranë Kostantina Kamitsi, do të zhvillojë një takim në Ministrinë e Jashtme shqiptare.

“Pas lajmit për arrestimin nga autoritetet shqiptare të Dionisis-Fredi Beleris, kandidat për Kryetar Bashkie në Himarë në KEAD, ambasadorja e Greqisë në Tiranë, Konstantina Kamitsi, pas udhëzimeve të ministrit të Jashtëm, Nikos Dendias, po zhvillon një vizitë sot, më 12 maj në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë.”, thuhet në njoftim.

Shoqërimi apo arrestimi i Fredi Belerit, për të cilin nuk ka ende një njoftim zyrtar nga ana e SPAK, është pasqyruar menjëherë në mediat greke, të cilat e konsiderojnë këtë një akt të nxitur nga Edi Rama.

Në një shkrim të orëve të para të mëngjesit të sotëm, Protothema shkruan se Presidenti i Omonias në Himarë u dërgua pak pas mesnate në ambientet e komisariatit të policisë në Vlorë .

Oficerët e policisë në Shqipëri arrestuan kandidatin për kryetar të Bashkisë Himarë mbrëmjen e vonë të së enjtes. Sipas himara.gr, rojet e sigurisë së Edi Ramës arrestuan Fredi Belerin “pa arsye” duke përdorur metoda që i referohen një parashteti. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY