Berisha: Votoni Bardh Spahinë, kandidatin e pluralizmit! Benet Beci të tërhiqet, që...

Berisha: Votoni Bardh Spahinë, kandidatin e pluralizmit! Benet Beci të tërhiqet, që t’i mbetet pak nder

31
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha iu kërkoi sonte shkodranëve tia japin votën Bardh Spahisë. Votoni Bardh Spahinë, kandidatin e pluralizmit! Benet Beci të tërhiqet, që t’i mbetet pak nder, tha ndër të tjera Berisha.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Është nder i madh sot të vij këtu te ju për mbështetjen tuaj, për kryetarin e ardhshëm të bashkisë dhe kryetarin aktual, Bardh Spahia.
T’u ftoj ju me 14 maj, në traditën tuaj më të shkëlqyer, në përkushtimin tuaj ndaj lirive, dinjitetit tuaj të Shkodrës, të votoni numrin 1.
Është vota për pluralizmin politik, është vota për idealet tuaja, asnjë qytet, asnjë komunitet nuk ka sakrifikuar sa ju për pluralizmin dhe vlerat e tij.
Merita juaj është se kurrë nuk ia kthyet shpinën, pavarësisht sakrificave që u detyruat të bënit. U ftoj që të votoni Bardh Spahinë, kandidatin e pluralizmit politik.
Të votoni njeriun, që gjatë një periudhe të shkurtër që qeverisi, bëri gjithçka për të përmirësuar shërbimet, për të përdorur me transparencë të gjitha burimet e mundshme, bëri gjithçka për të ruajtur dhe mbrojtur dinjitetin e Shkodrës, emrin e saj të madh.
Me 14 maj, ju votoni për Këshillin Bashkiak, por Bardh Spahisë duhet t’i njohim një meritë tjetër. Unë po vij nga Lezha, rrugës shoh që Pjerini kishte shkruar: po vijnë talebanët.
M’u kujtua Bardh Spahia që qeverisi me një këshill socialist dhe nuk i cilësoi kundërshtarët si talebanë, por i cilësoi si njerëz me të cilët duhet të negocionte, të bënte edhe kompromise, në mënyrë që bashkia të mbetej e të gjithë qytetarëve të Shkodrës.
Bardh Spahia ka dhënë një provë të madhe dhe unë i garantoj socialistët e Shkodrës se Bardh Spahia është dhjetë herë më afër atyre se Benet Beci që përfaqëson Edi Ramën.
Ndaj qytetarët e Shkodrës duhet të votojnë për Bardh Spahinë.
Po ia them sërish dy fjalë Benet Becit: ke edhe 48 orë, tërhiqu të të mbetet pak nder.
Të ftosh shkodranët që të votojnë për flamurin e Edi Ramës, do të mbetet peng gjithë jetën tënde.m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY