Takimi me Lidhjen Demokratike te Gruas ne Lushnje. Gratë misionare të ndryshimit...

Takimi me Lidhjen Demokratike te Gruas ne Lushnje. Gratë misionare të ndryshimit me 14 maj

18
0
Shares

Lidhja e Gruas Demokratike , dega Lushnje në takimin e tyre patën Kryetaren e LDG-se se Shqiperise zonjen Albana Vokshi.
Në fjalën e saj zonja Vokshi u shpreh se ishte kënaqsi për të, të ishte pranë grave dhe vajzave lushnjare ndaj I falenderoj nga zemra. Kur shoh kaq shume gra dhe vajza une besoj se Shqipëria do ndryshoj , Lushnja do ndryshoj në 14 maj, tha Vokshi.

“Kur mora ftesen nga znj. Edit , rregullova agjendën time ku isha e pranishme në Kongresin e Forumit të Gruas të Partive Popullore Europiane , pasi aty jam e zgjedhur si Zv.Presidente. Në fjalën time përmenda traumën e madhe të shpopullimit të Shqipërisë nga të rinjtë dhe familjet e reja .

80% e shqiptarëve janë që janë larguar I përkasin moshes 30-35 vjeç. Shqipëria zë vendin e parë të të rinjëve që vazhdojnë arsimimin e lartë në Universitetet europiane por… 95% e tyre nuk duan të kthehen më.
“Truri” I vendit tone po largohet. Mjeket , infermierët, inxhinjerët, Tik-u po largohen. Po ikin nga Shqiperia e korrupsionit, e nivelit të ulët në arsimi, të punësimit të militantëve dhe jo profesionistëve sipas aftësisë. Po ikin sepse këtu nuk ka shëndetësi falas, këtu po cënohen të drejtat ligjore. Këtu po largohen kur shohin gjuhen diskriminuese të Rames.
Vota ne 14 maj nuk eshte vote per Kandidatet e Koalicionit “Bashke Fitojme” por eshte vote per demokracine, per pluralizmin , per lirine dhe ndryshimin”, tha Vokshi në takim. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY