Enti Rregullatori i Energjisë u bë pjesë e mashtrimit me inceneratorin e...

Enti Rregullatori i Energjisë u bë pjesë e mashtrimit me inceneratorin e Elbasanit

219
0
Shares
Ndertimi incneratorit te Elbasanit

ERRE, Enti Rregullatori i Energjisë ka justifikuar përmes një mashtrimi, ekzistencën e inceneratorit të Elbasanit, duke e cilësuar atë si funksional, që madje ka prodhuar energji elektrike, dhe jo pak por 6792 MWh.

Anëtari i kryesisë së PD, Eno Bozdo ka sjellë detaje në lidhje me këtë mashtrim:

Detajet:

Sa herë që opozita rikthen në vëmendjen e publikut megaaferën korruptive të inceneratorëve, po aq herë qeveria përpiqet të shmangë vëmendjen duke dizinformuar mbi të vërtetën e tmerrshme të kësaj afere.

Kësaj radhe instrument i këtij mashtrimi është bërë vetë ERRE, Enti Rregullatori i Energjisë, duke justifikuar ekzistencën e inceneratorit të Elbasanit, duke e cilësuar atë si funksional, që madje ka prodhuar energji elektrike, dhe jo pak por 6792 MWh.

Kështu pretendon ERRE në një dokument zyrtar, të publikuar në faqen zyrtare, “Të Dhënat e Tregut të Energjisë për Vitin 2022”.
Sipas këtij dokumenti, Inceneratori i Elbasanit ka prodhuar energji vetëm në një muaj, në muajin gusht 2022. Sasia e energjisë elektrike të prodhuar është në total 6792 MWh (Megavatore).
Por, Inceratori i Elbasanit, sipas licencës që ka marrë në ERRE ka kapacitetin e instaluar 2850 KW (kilovat) ose 2.85 MW ( Megavat).

Sipas të gjitha llogaritjeve teknike, një kapacitet i instaluar prej 2850 kilovat apo 2.85 Megavat, nuk mund te prodhoje sasinë prej 6792 Megavat orë, por maksimumi qe mund te prodhonte është sasia prej 2120 MËh (Megavat orë)
2.85 MWh x 24 ore ne dite x 31 dite = 2120 MWh maksimumi qe mund te prodhohet. Pra më pak se një e treta e sasisë që ERRE pretendon dhe që e ka zyrtarizuar ne dokumentin e saj!

Kjo shifër konfirmohet edhe Raportin Vjetor të ERRE për Vitit 2022, “Mbi gjendjen e Sektorit te Energjisë” qe do i paraqitet Kuvendit në muajin Qershor 2023. Ky në fakt është edhe qëndrimi publik i administratorit shtetëror Farudin Hoxha, kur disinformon shqiptarët në lidhje me këtë aferë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY