Në pranga se nisi një ndërtim pa leje në Vlorë, banesë për...

Në pranga se nisi një ndërtim pa leje në Vlorë, banesë për banim

34
0
Shares

Ndërtoi pa leje në vijën bregdetare, në Vlorë, vihet në pranga 49-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, bazuar në informacionet e marra se një shtetas po kryente punime pa leje, në vijën bregdetare, në lagjen “Uji i Ftohtë”, kanë ushtruar kontroll në këtë zonë.

Gjatë kontrollit u konstatua se shtetasi A. D. kishte nisur të ndërtonte një objekt, pa lejen e organeve kompetente.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u arrestua shtetasi A. D., 49 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY