Kolegji Zgjedhor deformon vullnetin politik të opozitës, intimidon votuesit duke shkelur votimin...

Kolegji Zgjedhor deformon vullnetin politik të opozitës, intimidon votuesit duke shkelur votimin e lirë

25
0
Shares

Kolegji Zgjedhor iu bashkua të premten vendimit të njëanshëm të KAS duke mos pranuar vendimin politik të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për të pasur drejtues të tij edhe në fletën e votimit, Sali Berishën.

Ata në fuqi vendimin e KAS, që në fletën e votimit të jetë emri i Metës. KAS ka në përbërje 5 anëtarë, 2 prej të cilëve garojnë për Avokat i Popullit me votat e qeverisë, njëri avokat e grupit të Alibeaj e tjetri këshilltar ligkor i PS; dhe 2 janë ish zyrtarë të qeverisë dhe dëshmitarë skandalesh aty ku kanë punuar.

“Kolegji vendosi rrëzimin e kërkesë padisë. Shpenzimet gjyqësore sic janë bërë. Ky vendim është i formës së prerë dhe nuk lejohet ankim”, tha trupa gjykuese e Kolegjit Zgjedhor, një grup gjyqtatësh të përzgjedhur me short nga gjykata e Apelit, persona pa integritet dhe lwhtësisht të presionueshëm.

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ankimoi në Kolegjin Zgjedhor vendimin e Komisionit të Ankimimeve dhe Ankesave, që vendosi që në fletën e votimit të jetë emri i kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Përfaqësuesi ligjor i koalicionit tha se me marrëveshje të brendshme mes subjekteve politike të koalicionit, është vendosur që në fletën e votimit të jetë emri i Berishës si drejtues i koalicionit.

Po sot Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, që kishte kërkuar që logot e partive të mos vihen krahas fletës së votimit për kryetarë bashkie.

Kolegji Zgjedhor e rrëzoi kërkesën, duke vendosur që logot e partive dhe/ose të koalicioneve do të qëndrojnë në fletën e votimit.

Gjithë vendimarrja e KAS dhe Kolegjit kryhet në funksion të intimidimit të votuesve të djathtë për të inkurajuar votën tek këshillat e Alibejt apo ata pak kandidatë që ai ka në garë për ta bërë të lehtë e sigurtë fitoren e PS prej përçarjes së PD. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY