Qeveria nderon kampionët shqiptarë në gara ndërkombëtare

Qeveria nderon kampionët shqiptarë në gara ndërkombëtare

86
0
Shares

Shtatë sportistë të talentuar shqiptarë, kampionë bote dhe Europe, të cilët kanë përfaqësuar Shqipërinë me dinjitet të lartë disiplina si peshëngritje, ski, mundje, boks, bilardo e bodybuilding, u nderuan sot nga kryeministri Edi Rama me medaljen e Yllit të Madh të mirënjohjes Publike si shprehje e respektit dhe mirënjohjes ndaj punës së palodhur dhe përkushtimit të tyre në sport.

Kryeministri Rama i mikpriti sportistët në një ceremoni tëposaçme të zhvilluar në sallën e hartave në Kryeministri, ku iu dorëzoi atyre medaljet e mirënjohjes, respektivisht “Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike” për peshëngritësit Briken Calja e ErkandQerimaj dhe mundësin Zelimkhan Abakarov. Ndërsa “Ylli i Mirënjohjes Publike” për  Eklent Kaçin, skiatoren Lara Colturi, boksierin Alban Beqirin dhe bodybuilding Gentiana Beqa.

Kryeministri tha se në aspektin e vlerësimeve për sportistët që marrin tituj, qeveria ka një politikë financiare që praktikisht i fut sportistët elitarë në nivelin e parë europian për sa i përket mbështetjes financiare, ndërsa theksoi se  në vijim, do të shtohet edhe një mbështetje për periudhën stërvitore speciale, për t’u dhënë mundësinë këtyre sportistëve që të stërviten në kushte optimale, së bashku me trajnerët e tyre për gjithë periudhat e nevojshme.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY