2 zyrtarë të bashkisë së Ersekës në pranga për trafik, Balliu: Janë...

2 zyrtarë të bashkisë së Ersekës në pranga për trafik, Balliu: Janë fytyra e regjimit të Edi Ramës

9
0
Shares

Dje janë arrestuar 5 persona për trafikim të lëndëve narkotike, dy nga të cilët janë pjesë e administratës të Bashkisë Ersekë, tha sot shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu.

“Ata nuk janë dhe nuk mund të shihen si narko-trafikantët e radhës, që fshihen nën kostumin e zyrtarit të shtetit, por si fytyra e vërtetë dhe e vetme e pushtetit të Edi Ramës.
Narko-trafikantët kanë sot nën kontroll të plotë administratën publike nga baza deri në majë”, deklaroi Balliu në një dalje për mediat sot në Tiranë.

Raste të pafundme, si të punonjësve të bashkive, drejtorë lokalë apo të institucioneve të tjera, si AKSHI, Policia e Shtetit, ministri të ndryshme apo dhe kryebashkiakë, bashkë me deputetë dhe ministra, janë kapur në këto 9 vite.

“Ata që kanë rënë në rrjetë janë vetëm maja e ajsbergut. E dyta, shumica e tyre janë zbuluar, jo si shkak i punës së institucioneve të shtetit shqiptar, por të agjencive të huaja të inteligjencës, apo zbatimit të ligjit.
Kjo kapje e shtetit dhe narko-industrializim i vendit vjen, sepse peshku qelbet nga koka. Edi Rama është themeluesi, arkitekti dhe përfituesi më i madh i narkotrafikut në Shqipëri. Ai është themeluesi i kartelit të Tiranës”, shpjegoi Balliu.

Ky kartel cënon jetën e qytetarëve dhe errëson të ardhmen e tyre. Slogani i kartelit në raport me krimin është: “hëngshin koka e tyre”. Kjo filozofoi prodhoi tmerrin e Don Boskos, ku u vra një grua e pafajshme dhe u plagosën 5 të tjerë.
Ky kartel i mban të mbyllura rrugët në Shqipëri dhe hap ato të eksodit të shqiptarëve në botë.
Ky kartel nuk është alternativë qeverisje, por damka e Shqipërisë si eksportues problemesh dhe kriminaliteti.
Ikja dhe dorëzimi nuk është zgjidhja. Zgjidhja është qëndresa dhe vota e lirë.
Vetëm së bashku fitojmë, përfundoi Balliu. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY