“Buxheti i shqiptarëve, në masën 80- 90% vidhet nga kjo qeveri, ky...

“Buxheti i shqiptarëve, në masën 80- 90% vidhet nga kjo qeveri, ky është mekanizmi”

20
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha ka biseduar këtë pasdite me emigrantët shqiptarë në Britani.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Sot buxheti i shqiptarëve, në masën 80-90% vidhet nga kjo qeveri. Do të thoni ju me të drejtë, si mundet, si ndodhë? Thjeshtë, çdo punë publike që kryhet në Shqipëri, bëhet me një çmim, 6-8-10 herë më të shtrenjtë, sesa duhet të ishte në përputhje me manualet e punëve publike. Kështu në rast se 1 km rrugë në fushë në Gjermani ndërtohet me 2-3 mln euro, në Shqipëri ajo ndërtohet me 24 mln euro. Në rast se një shkollë ndërtohet me 700 mijë euro sipas standardit, në Tiranë ajo ndërtohet me 6 mln euro.

I tërë buxheti shpërdorohet, vidhet nga sekti i rilindjes dhe shqiptarët zhyten çdo vit e më shumë në varfëri.

Të njëjtin fat kanë edhe pasuritë publike. Kemi pasur dy vite plot lagështi dhe shira, digat tona kanë qenë plot. Shqipëria sot falë HEC-eve private prodhon 2 miliardë kilovat orë energji elektrike më shumë se nevoja totale e saj. Megjithatë çfarë ndodh? Këta qeveritarë zbrazin digat, shesin energjinë në verë tek sekserët e tyre me çmime të ulëta qesharake, dhe pastaj këta sekserë e shesin në bursë me çmime 3-5-6 herë më të larta dhe këto para i ndajnë me qeveritarët.

Zinxhiri i vjedhjeve të tij nuk ka të ndalur. Pasuritë publike janë sot një mallkim për qytetarët. Ato nuk prodhojnë të mira, nuk kthehen në mirësi për qytetarët e këtij vendi. Gara e hapur që është ligj në çdo vend të lirë është zëvendësuar me prokuroriminsekret, direkt. Janë rritur me 25 herë krahasuar me vitin 2013, prokurimet sekrete.

Në rast se përpara të tilla lejoheshin vetëm për shërbimet inteligjente dhe në ndonjë një rast të veçantë për prokurorinë. Sot ato janë bërë ligj dhe nëse duan të vjedhin pa u kuptuar, shpallin tendera sekrete apo negociata të mbyllura.

Edi Rama e kryeson vetë këtë kupolë hajdutësh që po shkreton dhe varfëron çdo ditë shqiptarët.

Po ndalem në disa shembuj.

Ai ka firmosur për ndërtime me procedurë të mbyllur, procedurë antiligjore, tre djegësave 420 mln euro, asnjëri prej tyre nuk ekziston. Edhe njëri që u ndërtua në Elbasan, u morën hekurishte të viteve ’70 dhe është jashtë funksionit sot. Të gjitha paratë shkojnë në kontot bankare të sipërmarrjes së tij, të Erion Veliajtdhe ministrave të tjerë.

Porti i Durrësit është një aferë e cila në total shkon rreth 5 miliardë euro. Edi Rama ka gjetur një miliarder në Dubai dhe do të ndjekë shembullin e tij për tu bërë edhe vetë miliarder. Jashtë çdo procedure dhe ligji i ka dhënë atij portin e Durrësit me 820 mijë metra katror truall, për të ndërtuar gradacielën e tij, tokë publike e cila është pronë e Durrësit dhe Shqipërisë.

Rastet janë të pafundme. Vetë bën një jetë sheiku. Me 137 fluturime me çarter me dhomë gjumi luksoze, ka shpenzuar mbi 22 mln euro. Blen për oborrin e zyrave të tij, vazo druri plot 4 mln euro. sillet si një despot i vërtetë, që nuk njeh ligj nuk njeh asnjë normë standard.

Edi Rama, ju e dini është i biri i një xhelati të diktaturës komuniste. Kur them xhelat e them në kuptimin e vërtetë të fjalës. Në diktaturë shoqëria ndahej në shtresat e veta. Në njërën anë qëndronin të përndjekurit, të persekutuari të burgosurit politikë, të cilët për fjalën e lirë, për besimin tek zoti, vokacionin perëndimor, dashurinë e kombit, burgoseshin, internoheshin, ekzekutoheshin.

Por në anën tjetër ishin në ekstremin tjetër xhelatët e tyre, ata të cilët i torturonin, i burgosnin, ata të cilët firmosnin ekzekutimin e tyre dhe i ekzekutonin. I ati i Edi Ramës ka firmosur në 10 gusht të vitit 1988, ekzekutimin e Havzi Nelës, një poeti disident i cili në vargjet e tij shkruante për liritë e të drejtat e njeriut, shkruante për Kosovën dhe frymën e Helsinkit.

U ndala këtu në këtë moment jo për të bërë biografi, por ky ishte qëndrimi i etërve të tij ndaj mendimit ndryshe, ndaj mendimi pluralist. Edi Rama sot mban të njëjtin qëndrim ndaj pluralizmit politik.

Opozita shqiptare, PD-ja siç e keni ndjekur ka kaluar në këto dy vitet e fundit një histori të pashembullt në tërë historinë politike të Europës. Ju keni lexuar dhe dëgjuar, në histori apo në libra, se qeveri apo organizata të ndryshme kanë bërë grushte shteti dhe kanë rrëzuar qeveri.

Por nuk kisha dëgjuar kurrë që të bëhen grushte për të rrëzuar një opozitë, për të shkatërruar një opozitë e cila ishte dhe opozita dhe është më pro perëndimore e Shqipërisë dhe rajonit.

Ishte opozita që përmbysi sistemin komunist, anëtarësoi Shqipërinë në Këshillin e Europës dhe NATO. Ishte opozita e cila arriti me reforma të thella, që Shqipërinë dhe shqiptarët ti nxjerrë nga grupi i kombeve më të varfra të planetit e ti rendisë ata në grupin me të ardhura të mesme të larta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY