SONILA MEÇO/ ERTV, ky televizion më i madh kombëtar në vend!

SONILA MEÇO/ ERTV, ky televizion më i madh kombëtar në vend!

45
0
Shares

Nga Sonila Meço

 

Televizioni më i madh kombëtar në vend ERTV i ofroi sot audiencës programin më ambicioz të realizuar ndonjëherë në mediat shqiptare, duke fituar mbi çdo rival mediatik për nivelin e prezantimit, show-t, infrastrukturës teknike, skenografisë dhe stafit gjigand të përfshirë.

Me prezantimin e një moderatori elokuent dhe të zhdërvjellët, me lidhje direkte e raportime nga vendngjarje të ndryshme në qytet, me korrespondentë drejtorë drejtorish të mëdha në bashki, të ftuar special vetë udhëheqësin në një monolog të krahasueshëm me Apologjinë E Sokratit përmbys, që përloti dhe entuziazmoi mijra shikues në sallë e mijra të tjerë në rrjete sociale, në një skenografi madhështore me led-e, ekrane, ndriçim e foni galá-sh madhështore, skenar shumë herë më ndjellës se çdo spektakël humori dhe me numrin më të madh të sponsorve të çdo transmetimi në historinë e shkurtër të mediave private në vend, ky program mund të konsiderohet prodhimi pa rivalë i një televizioni të ri, por të fuqishëm në tregun vendas e më gjerë.

Një illusion-show (si kundërpeshë e rëndë ndaj masivitetit të reality-show në mediat vendase e të huaja), me pamje 3D dhe jo reale të Tiranës, me fakte të prodhuara në ëndrra dhe jo nga realiteti, pa opinione ekspertësh, por me batuta vetpërmbushëse, jo në një studio gjigande, por në një rrugë imagjinare Tirane me pemë, asfalt për t’u lëpirë, ndriçim verbues, ku ndihesh protagonist qyteti, pra një mega show, që vendosi përfundimisht standardin e gazetarisë, moderimit dhe spektaklit në televizionet shqiptare.

Tirana, kjo gënjeshtër e madhe, por mos harroni, ujqit nuk performojnë kurrë në cirk.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY