Berisha: Edi Rama tani është njeriu më i diskredituar në arenën ndërkombëtare,...

Berisha: Edi Rama tani është njeriu më i diskredituar në arenën ndërkombëtare, më i damkosur

40
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot në Tiranë se tani Edi Rama është njeriu më i diskredituar në arenën ndërkombëtare, më i damkosur. Ditën që Rama mashtronte në parlament, në Senatin e SHBA afera Rama-McGonigal dilte dy herë si një nga aferat më të zeza

Sali Berisha: Tani është njeriu më i diskredituar në arenën ndërkombëtare, më i damkosur. Dhe kjo damkë do ta shoqërojë atë gjer ditën e fundit të jetës së tij. Do t’i mbetet njollë turpi pabesie në të gjithë kohërat.
Skandali Rama-McGonigal dëshmoi në njërën anë armiqësinë e tij të hapur ndaj SHBA. Një vend i cili ka ndihmuar shqiptarët më shumë se çdo vend tjetër, por e vërteta është një vend që nuk mund të priste kurrë një akt të tillë nga një kryeministër i Shqipërisë, por Edi Rama këtë mendësi kishte, këtë trashëgimin ka, dhe krijoi një skandal tronditës për SHBA, për Shqipërinë, për të gjithë Aleancën e Atlantikut të Veriut dhe vendet e lira që kanë si mburojë sigurie udhëheqjen dhe fuqinë e SHBA.

Përpiqet të mbulojë me retorikë, por pikërisht ditën që mashtronte në Parlament, në Komisionin Juridik të Senatit të SHBA, Afera Rama-McGonigal dilte dy herë si një nga aferat më të zeza. Prokurori i Përgjithshëm i dha përgjigje direkt, se ai që paguan një punonjës të administratës amerikane për shërbime ndaj qeverisë së tij, ai përbën kërcënim për sigurinë e SHBA. Ky nuk ka paguar një punonjës dosido, por ka paguar njeriun më të rëndësinë për sigurinë e SHBA.

E pagoi atë për të shkatërruar opozitën, në mënyrën më anti-kushtetuese, më të paimagjinueshme. Mirëpo, jo vetëm që nuk e shkatërroi dot opozitën, por kjo i dha mundësi, ose bëri që opozita të ri-organizohet si një forcë politike më e lirë se kurrë në ekzistencën e saj. Si një forcë politike e cila vendosi standardet më të mira të lirisë brenda saj. Dëshmia më e shkëlqyer e kësaj përpjekje jeni ju. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY