Kapet kanabis në Kuçovë, në pranga pronari

Kapet kanabis në Kuçovë, në pranga pronari

72
0
Shares

U arrestua në flagrancë nga policia e Kuçovës, Vilson Leshtori 23 vjeç. Sekuestrohen rreth 20 kg kanabis, 1153 fara kanabis, 2 armë zjarri.

Ai prodhonte dhe shiste lëndë narkotike.

Policia sekuestroi rreth 20 kg kanabis, 1153 fara kanabis dhe 2 armë zjarri.

Në banesën e 23-vjeçarit, Policia gjeti 20 kg kanabis, farat narkotike, armët e zjarrit dhe municionin luftarak.

Gjatë operacionit, në rrugën e fshatit Perondi, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Smart”, me të cilin qarkullonte ky shtetas dhe si rezultat i kontrollit gjetën një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit V. L., shërbimet e Policisë gjetën 20 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, 1153 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa, 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri pushkë, 2 krehra me fishekë dhe një sasi tjetër municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 2 aparate celulare.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ushtronte veprimtarinë kriminale të prodhimit të lëndës narkotike kanabis dhe të shitjes së saj në doza, në Kuçovë dhe në Berat. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY