Numër i madh të plagosurish nga aksidenti te Shallvaret në Tiranë

Numër i madh të plagosurish nga aksidenti te Shallvaret në Tiranë

11
0
Shares

Të paktën 9 persona kanë mbetur të dëmtuar nga aksidenti ku u përfshinë 6 makina dhe urbani i unazës.

Detajet e policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak minuta më parë, ku rreth orës 11:35, në vendin e quajtur “Ura e Tajvanit”, një autobus i linjës së Unazës është përplasur me disa automjete, ju sqarojmë se:

Si pasojë janë dëmtuar shtetasit: A. Xh., 63 vjeç, (drejtuesi i autobusit), M. S., 35 vjeçe; G. P., 27 vjeç dhe V. P., 27 vjeç; O. G., 52 vjeç dhe J. C., 31 vjeçe, D. N., 27 vjeç, K. A., dhe E. H., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Pas testit të alkoolit, drejtuesi i autobusit nuk ka rezultuar nën efektin e pijeve alkoolike.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e ambulancës dhe shërbimet e Policisë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY