Cili është qëndrimi i PD për Arben Ahmetaj, shpjegon Berisha 2 momente...

Cili është qëndrimi i PD për Arben Ahmetaj, shpjegon Berisha 2 momente që e nxjerrin pa faj dhe 1 që e bën fajtor

24
0
Shares

Berisha ndër të tjera ka shpjeguar sot edhe pozicionin e PD në raport mr fajësinë e supozuar ose jo të Arben Ahmetajt.

Arestina Skënderi, A2 CNN: Z.Berisha, PAA, LZHK e drejtuar nga Dashamir Shehi, PDIU DHE BD kanë deklaruar se nuk do të jenë në aleancë me PD në zgjedhjet e 14 majit. A përkthehet kjo në më pak këshilltarë bashkiak dhe kryetarë bashkie për opozitën, dhe çfarë pengoi që këto aleatë të përhershëm të bëhen bashkë pikërisht në këtë moment për zgjedhjet lokale.

Berisha: Nuk besoj se ata kanë nxjerrë në kandidat për Tiranën, por ka një gjë këtu. Pothuajse çdo forcë politike përpiqet të provojë veten me këshilltarë. Gjë shumë normale, të themi të vërtetën. Ai do që të dijë rekordin e vetë elektoral. Do që të dijë se cilat janë kuotat në elektoratin e tij. Ato i dinë, sepse kanë garuar të dyja, por tani së bashku të dyja besojnë se mund t’u rritet. PDIU akoma është në zonën gri, por shoh se nga po shkojnë. Nuk mund të them se do vijnë nga PD, apo do shkojnë nga PS, nuk mund të them.

Por një gjë u them. Në qoftë se ka patur armiq më të egër, popullata çame ka patur Enver Hoxhën i cili për 45 vjet, ata shkodranë dhe minoritarët grek i kishte në të gjithë epiqendrën e kasaphanës e luftës së klasave. Kështu që, çdo çam duhet të mendojë kur afrohet me nipin e Spiro Kolekës dhe me të birin e Kristaq Ramës. Havzi Nela nuk ishte çam, por kishte çamë të tjerë të persekutuar në shkallën më të lartë prej tyre.

MCN: Z.Berisha, ditën e djeshme keni deklaruar se pas vrasjes së 22 vjeçares keniane Yoko fshihen në qeveri. Fill pas kësaj akuze ju nisët një sërë akuzash për Taulant Ballën. Ishte një lidhje rastësore, apo ky është politikani që fshihet pas kësaj ngjarje dhe deklaruat se z.Balla dhe z.Rama do të mbajnë përgjegjësi personale, çfarë nënkuptoni me përgjegjësi personale?

Berisha: Krim-ministri Edi Rama do të mbajë përgjegjsi personale. Unë ju them ju rastin e vajzës nga Kenia ne do ta bëjmë çështje ndërkombëtare, ta dijë Edi Rama. Të mos fshehë vrasësit, e di shumë mirë ai, por të dalë sepse nuk mund të vriten njerëzit në atë mënyrë. Këtë them unë, vrasësi fshihet nga qeveria dhe kjo është një gjë shumë shumë e rëndë.

Jam marr me këtë, ta dini, jam marr jo pak, dhe po merrem ç’është e vërteta, po qendrim më kriminal sesa ka mbajtur policia dhe hetimi i kësaj vajze, nuk mund të gjindet. Dhe ato të gjitha janë bërë me porosi, sepse vrasësi fle në qeveri.

-Sipas Kushtetutës ju pretendoni se Komisioni Hetimor për çështjen McGonigal ngrihet automatikisht nëse kërkon më shumë se 28 deputetë, por keni precedentë. Vetëm para pak muajsh ju kërkuat një Komision Hetimor për udhëtime me çarter. Pse nuk e çoni këtë komision në Gjykatën Kushtetuese dhe të vendosë ajo nëse do të ngrihet automatikisht, apo jo për të qenë dhe provë për Komisioni Hetimor për çështjen McGonigal.

Berisha: Njëherë ka një rregull, por s’mund të pengojë parlamentin. Parlamenti mund të votojë kundër, por parlamenti nuk mund të pengojë kurrë votimin për Komisionin Hetimor. Parlamenti automatikisht duhet ta ngrejë atë. Por, ta supozojmë në verbërinë e vetë, por parlamenti nuk mund ta pengojë kurrë pa e sjellë në seancë. Është gjëja më elementare kjo, se çdo gjë tjetër.

Kryesia e parlamentit thotë: nuk e sjell në seancë. Kushtetuta autorizon të drejtën e ngritjes së komisionit. Besoj se e morët përgjigjen.

Ardit Hoxha, Euronews: Z.Berisha, ka të bëjë me çështjen e z.Ahmetaj lidhur me deklaratat që bëri gjatë ditës së djeshme. Z.Ahmetaj deklaroi dje se PL nuk e përmend atë me emër për shkak se nuk ka firmë dhe për këtë e cilësoi të drejtë opozitarizmi që PL bën me këtë çështje, por në shumë raste ju dhe PD e keni përmendur dhe e keni cilësuar z.Ahmetaj si përgjegjës. A jeni në një linjë më PL në akuzat që bëni në këtë çëshje?

Berisha: Që unë theksova në vlerësimin tim ku qendron përgjegjësia direkte e Ahmetaj. Ahmetaj nuk ka firmosur për djegësin e Tiranës, del që nuk ka firmosur as për Elbasanin. Në pamje të parë është dorë jashtë, s’mund të thuash që jo. Por, Ahmetaj nuk mund të firmoste për prekjen e fondit rezervë të Këshillit të Ministrave. Në qoftë se Ahmetaj kundërshtonte këtë si rregull kryeministri ose e zëvendësonte, ose nuk firmoste dot vetëm. Por Ahmetaj nuk e ka bërë këtë. Sesi mund të shpëtojë Ahmetaj kur ëhtë treguar frikacak, ai duhet të poaguajë çmimin. Këtë për fondin e Këshillit të Ministrave. Për Tiranën e vërteta është që e ka shkruar aty kjo nuk është kopetencë e imja. Dhe ka rreshtuar gjëra të cilat ai e dinte që nuk janë të vërteta dhe nuk do ndodhin. Nuk ishte e vështirë të merrej me mend. Pra si të thuash, ai ka thënë po vidhni, po unë s’po firmos. Kështu është përmbledhja. Për këtë ai shkon bashkë me ata që kanë firmosur për vjedhje në burg. Nuk shpëton në vlerësimin tim. zyra e shtypit e PD

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY