Prokuroria sekuestron pasuritë e Emiljan Burbës, u dënua në Itali për trafik

Prokuroria sekuestron pasuritë e Emiljan Burbës, u dënua në Itali për trafik

42
0
Shares

Prokuroria e Tiranës sekuestroi pasuritë e Emiljan Burba, të dyshuara se rrjedhin nga përfshirja në veprimtari kriminale

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë sekuestroi pasuritë eshtetasit Emiljan Burba dhe familjarëve të tij pasi dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale. Shtetasi Emiljan Burba, është dënuar në Itali me 21 vite burgim për veprën penale të“Trafikimit të drogës”.

Nga analiza e fakteve dhe e dokumentacionit të administruar për sa i përket pasurive të shtetasit Emiljan Burba, dhe familjarëve të tij, rezulton se ato nuk justifikohen nga pikëpamja ekonomike. Dyshimet mbi precedentët kriminalë të këtij shtetasi, kryerja e shumë transaksioneve në shitjen e pasurive të paluajtshme, krijojnë bindjen se janë investuar në ndërtimin e objekteve tw cilat janë në proces legalizimi.

Konkretisht, Prokuroria Tiranë sekuestroi pasuritë e mëposhtme:

– Pasuria e poseduar nga shtetasi Emiljan Burba, në qarkun Vlorë, njësia Delvinë adresa Vane, ndërtim pa leje aplikuar për legalizim.

– Pasuria e poseduar nga shtetësja F. Burba në qarkun Vlorë, njësia Vergo, adresa Vane, ndërtim pa leje, aplikuar për legalizim;

– Subjektin me nr. (NUIS) L871…, EMIL-2018, me administrator shtetasin E.B.; si dhe

Asete të deklaruara të këtij subjekti: një kamion dhe një rimorkio.

Të gjitha këto pasuri të paluajtshme dyshohet se janë fituar nga personi i hetuar Emiljan Burba si rezultat i përfshirjes së tij në aktivitetin e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotikeItali ku ka marrë edhe dënimin përkatës. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY