Emirjana Sako pret zgjedhjet për të shpërndarë fondet e tërmetit në Durrës,...

Emirjana Sako pret zgjedhjet për të shpërndarë fondet e tërmetit në Durrës, shkelet Kodi Zgjedhor

24
0
Shares

Bashkia e Durrësit pret zgjedhjet për të shpërndarë fondet e tërmetit, në shkelje të Kodit Zgjedhor. Emirjana Sako përsërit misionin për të devijuar dhe manipuluar votën e durrsakëve, tha sekretarja e PD për Marrëdhëniet për Publikun, Jola Hysaj.

Deklarata:

Këshilli Bashkiak i Durrësit është mbledhur disa herë jashtë radhe gjatë 2 javëve të kaluara dhe, më në fund, dje ka marrë jo 1, por 7 vendime. Të gjitha kanë të bëjnë me procesin e rindërtimit në qytetin e Durrësit dhe zonën përreth. Janë alokuar fondet për dhjetëra pallate dhe banesa individuale, të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Në pamje të parë ky ngjan një lajm i mirë dhe dikush mund të thotë ‘ja, më në fund, opozita po thotë një fjalë të mirë për punët e qeverisë’! Do donim të gjithë të ishte ashtu, por fatkeqësisht qeveria dhe bashkitë e saj nuk bëjnë asnjë punë, e cila nuk fut para në xhepat e tyre dhe nuk u lejon që ta kthejnë në propagandë televizive.

Dhe ja ku e keni shembullin. A nuk e keni dëgjuar me qindra herë prej Kryeministrit dhe mëkëmbësve të tij në Durrës se qeveria e ka menaxhuar me sukses tërmetin, se procesi i rindërtimit është mbyllur, se qytetarët kanë marrë të gjithë shtëpi, edhe më të mira e të bukura se më pare… etj etj?

A nuk e keni parë z. Rama nga Thumana në Bubq e nga Laçi në Durrës të inaugurojë blloqe të reja banimi?

Nëse nuk ju kanë bërë as sytë dhe as veshët, pse Bashkisë Durrës, 3 vjet e 3 muaj pas 26 nëntorit shpall se ka miratuar fonde për banesat e qindra familjeve? Kjo do të thotë se këta njerëz, o kanë qenë në çadra, ose në hotele ose pastrehë. Kjo do të thotë gjithashtu se procesi i rindërtimit nuk është mbyllur dhe Rama e Sako kanë gënjyer si derr.

Me këtë ritëm familjeve që u janë alookuar fondet në shkurt 2023 do të hyjnë në shtëpitë e reja pas një viti apo 2, pra katër apo vjet nga tërmeti i 2019.

Një fakt tjetër për të cilin duam t’u tërheqim vëmendjen qytetarëve, ka të bëjë me kohën kur alokohen këto fonde. Pse ndodh, si në një kalendar të pagabueshëm, që nuk ka të bëjë me rastësinë që fondet e tërmetit ndahen gjatë fushatave elektorale?

Të gjithë e dinë pse? Specialistat, patronazhistat dhe aktivistat e PS dhe bashkisë Durrës, i trajtojnë fondet e rindërtimit si të ishin favore që partia u bën të dëmtuarve, dhe jo si para’ të arkës së shtetit. Në një përpjekje të qartë për të devijuar dhe manipuluar votën.

Duke zvarritur procesin dhe fondet qe akordohen, Kryebashkiakja e Durrësit pret zgjedhjet që të miratojë grantet dhe listat e përfituesve, duke shkelur Kodin zgjedhor.

Neni 91 paragrafi 4 ndalon ndarjen e fondeve publike në favor të zgjedhësve për një periudhë kohore prej 4 muaj para zgjedhjeve.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve e ka gjobitur dhe në zgjedhjet e kaluara Emirjana Sakon për shkelje të tilla.

Halli i Sakos del mbi ligjin këtë rast, edhe pse është përsëritëse në shkelje, ajo përdor të njëjtat mënyra të cilat janë denoncuar nga PD, shoqëria civile dhe OSBE/ ODIHR. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY