Shkarkohet zyrtari malazes i policisë pasi dhunoi këshilltarin e Metës dhe Berishës...

Shkarkohet zyrtari malazes i policisë pasi dhunoi këshilltarin e Metës dhe Berishës në Muriqan

273
0
Shares

Një zyrtar i lartë i policisë malazese u pezullua nga detyra pasi hetimet gjetën atë si fajtor ndaj dhunës së një zyrtari të lartë të Tiranës.

Zëvendësdrejtori në Sektorin e Policisë Kufitare malazeze, Dragan Klikoovac është pezulluar nga detyra, pas incidentit të rëndë që u shënua në kufirin e Shqipërisë dhe Malit të Zi ku u dhunua Kryetari i Komisionit për Ekonominë dhe Financat në Partinë e Lirisë, Petraq Milo.

Ky i fundit ka shërbyer edhe si këshilltari i Ilir Metës, kur ky i fundit ka qenë President dhe i Sali Berishës kur ai ishte kryeministër.

Burime pranë policisë dhe autoriteteve administrative në Malin e Zi, thanë për Panorama se kjo masë është marrë kur ka kaluar më shumë se një muaj nga ngjarja.

Petraq Milo dhe familja e tij janë dhunuar nga Policia malazeze në doganën e Murriqanit. Pamjet e dhunës u publikuan në rrjetet sociale dhe shihej qartë momenti kur ish-këshilltari i ish-presidentit Ilir Meta është nxjerrë zvarrë nga makina dhe më pas është përplasur pas një tjetre. Po ashtu, të njëjtin “fat” ka pasur edhe i biri, ndërsa një grua e dhunuar barbarisht, ka humbur ndjenjat brenda makinës, thekson gazeta Panorama. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY