Tërmet tjetër i frikshëm në Turqi, rrëzohen sobat e çadrave

Tërmet tjetër i frikshëm në Turqi, rrëzohen sobat e çadrave

32
0
Shares

Tërmeti ka goditur sërish Turqinë 2 herë brenda pak minutash. Tërmeti i parë është ndjerë në Hatay me magnitudë 6.2 shkallë të Rihterit në orën 20:04 me epiqendër Defnen.

Një tjetër tërmet me magnitudë 5.8 ka ndodhur në Samandagun e Hatayt në orën 20:07. Thellësia e tërmetit me magnitudë 5.8 u përcaktua 7 kilometra. Tërmetet e ndodhura në intervale prej 3 minutash janë ndjerë fuqishëm në shumë qytete.

Hatay është një nga zona e prekura nga tërmeti i 6 Shkurtit me magnitudë 7.8.

Si pasojë e tërmetit, janë shembur dhe disa godina të tjera, ndërsa disa të tjera kanë pësuar dëme të mëdha. Ekziston rreziku që të shemben dhe banesa të tjera. Menjëherë në zonën e goditur nga tërmeti kanë mbërritur ekipet e kërkim-shpëtimit.

Gazetari Buse Deviren, i cili e ndjeu tërmetin dhe i raportoi ato momente në transmetimin e drejtpërdrejtë të CNN Türk, tha se sobat në çadra të ngritura në këtë zonë u rrëzuan gjatë tërmetit.

“Njerëzit madje dolën nga çadrat e tyre. Ata madje kishin frikë se mos rrëzoheshin pemët”, tha gazetari. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY