“Sondazhet e socialistëve e nxjerrin kokë më kokë Igli Carën me PS”

“Sondazhet e socialistëve e nxjerrin kokë më kokë Igli Carën me PS”

13
0
Shares

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka duke iu referua sondazheve të Partisë Socialiste tha se ato e nxjerrin Igli Carën kokë me kokë me kandidatin socialist në Durrës.

“Igli mbështetet edhe nga faktorë të tjerë opozitarë, përfshirë edhe PAA, bile edhe nga ai grupi që garoi në zgjedhjet e pjesshme bashkiake, ku ishte Luan Hoti. Që të gjithë këta mbështesin Iglin. Unë mendoj që ne në situatën e krijuar kaotike të opozitës, duhet të mbështetemi  rreth figurës së kandidatit. Unë për Durrësin mund të jap ndonjë kontribut të vyer, nuk mund të jap në Poliçan unë.

Unë gjykoj se nëse ne e shohim si zgjedhje administrative, ku ai që tërheq karrocën është kandidati dhe të largohemi nga ideologjia, mund edhe të fitojmë. PS e sheh si politikë, nuk është marrë fare me kandidatët, është marrë me formacionin e vet politik. Ne këtu nuk jemi aq mirë, atëherë të mbështesim këtë njeri dhe ndoshta mund të fitojmë. Sipas sondazheve Durrësi del mirë. Edhe nga sondazhet që bëjnë këta të PS, këta e nxjerrin, fifty fifty, kokë me kokë. Kur e nxjerrin këta kokë më kokë  do të thotë që Igli ka shumë mundësi të fitojë” , tha Agron Duka në TCh.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY