KORÇË/ Kandidatja e opozitës për Bashkinë Ledina Alolli: Pakoja e Madhe e...

KORÇË/ Kandidatja e opozitës për Bashkinë Ledina Alolli: Pakoja e Madhe e Ramës nuk i ndihmoi për asgjë

47
0
Shares

Kandidatja e opozitës për Bashkinë e Korçës Ledina Alolli ishte në familjen Xinglloshi ku bisedoi me zonjën e familjes, Lirinë, pensioniste, dhe djalin e saj të sëmurë me Kemp.

Djali i sëmurë tha se të ardhurat shkojnë vetëm 11 mijë lekë të reja. Me këto duhet të paguajnë qiranë, dritat, ujin dhe ilaçet.

“Lista e ushqimeve me borxh ka shkuar 15 mijë të reja dhe ne mezi presim paratë e Kemp-it t’i shlyejmë ato sepse nuk na japin më ushqime”, tha zonja Liri.

Nëna e djalit i bëri të ditur zonjës Alolli se tri muaj ia shkëputën Kemp-in djalit të sëmurë sepse i kërkonin të kryente Ezhe-të në Tiranë, ndërkohë që ai ishte i pamundur fizikisht dhe ekonomikisht.

Lidhur me pakon e madhe të propaganduar nga kryeministri si një shpëtim për dimrin, nëna pensioniste tha se nuk po arrijnë të marrin as edhe një metër kub dru për t’u ngrohur sepse borxhet kanë zënë njeri – tjetrin.

Zonja Alolli tha se në këto vite nuk është menduar për të mbështetur familjet e pamundura, por vetëm për t’u pasuruar në kurriz të tyre dhe të taksave të shqiptarëve.

“Në 14 Maj fitoja e opozitës do sjellë ndryshimin e dekadës për të çelur shpresën dhe ringritjen ekonomike”, është mesazhi I kandidates së PD, Ledina Alolli, për Bashkinë e Korçës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY