ELBASAN/ Në pranga 2 persona, prenë pyjet për dru zjarri

ELBASAN/ Në pranga 2 persona, prenë pyjet për dru zjarri

66
0
Shares

U kapën në flagrancë duke transportuar me kamion, lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme, vihen në pranga 2 shtetas.

Vihet në pranga dhe një inspektor pyjesh i bashkisë Prrenjas, për shpërdorim detyre, pasi e kishte prerë këtë lëndë drusore, në zonën që kishte në përgjegjësi.

Sekuestrohen automjeti dhe lënda drusore.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Elbasan, në kuadër të një hetimi 3-mujor të ndjekur me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për goditjen e një rasti të prerjes së paligjshme të druve dekorativë dhe frutorë, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Cubic”, për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të këtij rasti.

Si rezultat i këtij operacioni, u vunë në pranga shtetasit:

Isuf Marashi, 59 vjeç, banues në Tiranë dhe Gjin Markaj, 45 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, për veprat penale “Prerja e paligjshme e druve dekorativë dhe frutorë” dhe “Fshehja e të ardhurave”;

Ronald Beno 35 vjeç, banues në Prrenjas, me detyrë inspektor pyjesh i bashkisë Prrenjas, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë, në vendin e quajtur “Bregu i golit”, në fshatin Stranik, Prrenjas, shtetasit I. M. dhe Gj. M., duke transportuar me një kamion tip “Iveco”, 8m3 lëndë drusore, pa dokumentacionin përkatës.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi R. B., me detyrë inspektor pyjesh i bashkisë Prrenjas, ka shpërdoruar detyrën, duke u dhënë këtyre 2 shtetasve, lëndën drusore që e kishte prerë në mënyrë të paligjshme në zonën që ai ka patur në përgjegjësi.

Në cilesinë e provës materiale u sekuestrua automjeti, së bashku me lëndën drusore.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY