Enigmë pronari i tritolit dhe granatave në Vlorë, policia në kërkim të...

Enigmë pronari i tritolit dhe granatave në Vlorë, policia në kërkim të pronarit

10
0
Shares

Punohet intensivisht për kapjen e shtetasit që fshehu çantën me 30 kallëpe me lëndë plasëse tritol, 4 granata dore dhe 2 ndezës granatash me qëllim shmagien e kontrollit të Policisë.

Gjatë kontrollit në një banesë të braktisur në lagjen Isa Boletini, në Vlorë,  shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 30 kallëpe me lëndë plasëse tritol, 4 granta dore dhe 2 ndezës grantash, që dyshohet se i kishte braktisur si rezultat i presionit të policisë, personi që lëviste me çantë në këtë lagje.

Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, strukturat hetimore të DVP Vlorë dhe ato të Komisariatit të Policisë Vlorë vijojnë punën intensive për kapjen e poseduesit/ve të lëndës plasëse dhe zbardhjen e plotë të këtij rasti.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY