Ndahet nga jeta 22 vjeçarja keniane që u masakrua në Tiranë, turpi...

Ndahet nga jeta 22 vjeçarja keniane që u masakrua në Tiranë, turpi i policisë dhe prokurorisë që fshehin autorin

49
0
Shares

22-vjeçarja keniane e cila u dhunua barbarisht në Tiranë ka ndërruar jetë në Kenia, konfirmoi e ëma e saj për mediat në Tiranë.

Joy Ayoko ka ndërruar jetë në një nga spitalet në Kenia, ku e reja u transportua së fundmi.

22-vjeçarja keniane Joy, është dhunuar dhe hedhur nga kati i dytë i banesës ku jetonte me qira në rrugën “Pandeli Evangjeli” në Tiranë më 13 gusht 2022.

E reja punonte në një kazino në Tiranë, emrin e së cilës policia e mban fshehtë me fanatizëm.

Ajo jetonte në Shqipëri prej janarit të 2022, por një natë ajo u gjet e hedhur pas pallatit ku banonte, e dhunuar brutalisht me kockat e ijeve dhe tre brinjë të thyera si dhe me trauma në tru. Vajza qëndroi në gjendje kome në spitalin e Traumës më Tiranë për disa muaj.

Ende nuk është zbardhur se kush janë autorët që dhunuan dhe çuan në vdekjen e 22-vjeçares ndërkohë që policia dhe prokuroria e Tiranës fshehën ngjarjen derisa ajo u publikua nga e ëma e vajzës që erdhi nga Kenia. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY