Rrafshohet hotel Bizantin në Sarandë, dy pronarë nga 1996

Rrafshohet hotel Bizantin në Sarandë, dy pronarë nga 1996

38
0
Shares

Një shpërthim i fuqishëm me tritol ka rrafshuar hotel “Bizantin” në qytetin e Sarandës mëngjesin e kësaj të hëne. Shpërthimi ka qenë tepër i fortë dhe sasi e përdorur e lëndës plasëse ka qenë në sasi të madhe aq sa ke hedhur në tokë të gjithë hotelin.

Shpërthimi ka ndodhur në lagjen Nr.1 të qytetit bregdetar dhe ka shkaktuar dëmtime edhe në shumë dyqane, biznese e ndërtesa të tjera që ndodhen aty pranë.

Rreth orës 05:55, në lagjen nr.1, Sarandë, në një hotel dy-katësh i ndërtuar që prej vitit 1996, në pronësi të shtetasve Spiro Çabirit dhe Evangjeli Dhimitrit ka shpërthyer një sasi lënde, e dyshuar eksplozive, ku si pasojë ndërtesa është rrëzuar dhe janë shkaktuar dëmtime të fasadave të objekteve në afërsi të objektit të rrëzuar.

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet në zonë për kapjen e autorit/ve.

Menjëherë është ngritur një grupi i posaçëm hetimor me ekspertë më të mirë të DVP Vlorë dhe nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e ngjarjes.

Nga të dhënat paraprake rezulton se prej vitit 2002, dy bashkëpronarët janë në një proçes gjyqësor për pronësin e këtij hoteli. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY