Berisha: Parlamenti do të ketë protestat më të fuqishme popullore rreth tij....

Berisha: Parlamenti do të ketë protestat më të fuqishme popullore rreth tij. Ne do të mbrojmë votën e lirë

39
0
Shares

Parlamenti do të ketë protestat më të fuqishme popullore rreth tij. Ne do të mbrojmë votën e lirë, deklaroi kreu i PD,  Berisha këtë mbrëmje.

Deklarata:

Ti mohosh një opozite të drejtën e kontrollit, shkelmon mbi 620 mijë njerëz që kanë votuar kundër qeverisë. Ti mohosh një opozite legjitime, të drejtën e fjalës, shkelmon mbi vitën 620 mijë qytetarëve që kanë votuar kundër qeverisë.

Ti mohosh të drejtën për ti kërkuar mocion, faktikisht çfarë e shndërron parlamentin. E shndërron në një turp kombëtar. Sigurisht të gjitha këto bëhen që ne të bojkotojmë parlamentin dhe atëherë etiketa, apo akuza se këta bojkotojnë. Asnjë orë nuk e bojkotojmë, ua them unë këtu, ne ashtu siç është ashtu do të rrimë. Por parlamenti do të ketë protestat më të fuqishme popullore rreth tij.

Zgjedhësit e Tiranës dhe Shqipërisë do të vijnë të protestojnë. Pse do të protestojnë? Do të protestojnë për një parlament që respekton votën e 620 mijë shqiptarëve, që kanë votuar kundër Edi Ramës. Ndaj dhe qytetarët e Tiranës, demokratët e Tiranës janë të ftuar dhe kërkoj që të bëjmë çdo përpjekje për të qenë te parlamenti në çdo seancë. Ai është institucioni i krimit monstruoz kushtetues.

Aty shkelmohet çdo seancë kushtetuta e vendit. Aty shkelmohen në çdo seancë të drejtat e 620 mijë shqiptarëve që kanë votuar kundër kësaj qeverie. Atëherë, duhet tu dalim zot. Atëherë duhet tu dalim zot. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY