Dëshmia e Rozeta Dobit, flet për një shtëpi tjetër ku kishte shuma...

Dëshmia e Rozeta Dobit, flet për një shtëpi tjetër ku kishte shuma shumë të mëdha parash. Ku është shtëpia

66
0
Shares

Zbardhet dwshmia e Rozeta Dobit, dwshmi e cila çoi në pranga zyrtaren Alda Klosi. Në dwshminë e saj Dobi ka treguar për hetuesit se ajo ka nisur punë në vitin 2018 në një banesë që ndodhet në zonën e “Mozaikut” të Tiranës. Dobi është shprehur se në atë kohë, ajo kur ka shkuar për të pastruar këtë banesë ka gjetur sipër krevatit të mbuluar me batanije shuma të mëdha parash. “Nuk i numwrova, por ishin shumë para. I mora ato dhe i vendosa në siratrin e komodinës që ndodhej në krevatin ku flinte Alda. Më pas e mora atë në telefon, ku i tregova edhe vendin se ku i kisha futur, ku ajo më falenderoj për veprimin”, ka deklaruar pwrpara hetuesve sanitarja, ku sipas saj kjo ngjarje ka ndodhur verwn e vitit 2018.

Më tej ajo shton se nga kjo banesë, Alda u largua familjarisht, ku shkoi në banesën e saj të vjetër. Sipas saj në këtë banesë gjatë punës, ku ka qenë duke pastruar dollapet ka konstatuar disa kuti me euro.

Ajo është shprehur se nuk i ka numwruar, por vlerat monetare ishin shumë të mëdha. “Kam gjetur në dollape shuma të mwdha me euro, që nuk e di prejardhjen dhe nuk e di se kush i kishte sjellë, apo ku i cconte Alda këto para. Këtë kostatim e kam bërë në vitin 2021, ndwrsa kutite me euro kanw qwndruar aty deri në fund të vitit 2022”, është shprehur sanitarja, sipas të cilës prerjet ishin nga 500 deri në 20 euro.

Më tej pastruseja u ka thënë hetjesve se kur është transferuar në banesën e marrë me qira tek rruga e “Kosovarwve”, nuk ka parw shuma monetare nw euro apo lekë.

Ajo shton se gjatë mujit dhjetor, Klosi i ka kwrkuar që të mbajë në baneswn e saj shuma parash pasi kishte frike nga ish bashkshorti i saj sepse e kërcënonte.

“Pranova ta kryeja këtë veprim pasi kisha vite që punoja me të. Alda më tregoi se kasaforten e kishte futur tek dollapet. Shkova atje e mora kasafortwn e futa në një çantë dhe e dwrgova në shtëpinë time tek “unaza e re”.

Më shoqëroi djali, por ai nuk dinte gjë, veprimet i kam kryer e vetme. Shkova në banesë, e kasafortën e futa në dollap. Nuk kisha dijeni për shumën e parave. Të neswmen thash ti sistemoja paratë, ku një shumë të madhe të tyre i futa në tubin e aspirimit”‘ ka thënë pwrpara hetuesve Dobi.

Pas kwsaj dwshmie dhe hetimeve tw kryera referuar faktit që Klosi ka qenë subjekt i IlDKKPI, dhe nuk i ka deklaruar këto para, ajo u shoqerua në polici dhe u arrestua në flagrancë, për  akuzat e fshehjes së pasurisë dhe pastrimit të parave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY