Belind Këlliçi dhe Oerd Bylykbashi në SHBA, takim me kongresmenë

Belind Këlliçi dhe Oerd Bylykbashi në SHBA, takim me kongresmenë

28
0
Shares

Kandidati i PD për Tiranën Belind Këlliçi dhe deputeti Oerd Bylykbashi ndodhen për një vizitë në SHBA ku ndër të tjera takuan edhe kongresmenin republikan Michael Guest.

”Bashkë me Oerdin u takuam me Kongresmenin Republikan Michael Guest nga Mississippi. Diskutuam gjerësisht rreth çështjeve aktuale si Sundimi i Ligjit dhe Zgjedhjet Lokale të 2023. E informuam Kongresmenin rreth krizës në vend dhe kapjes së sistemit politik dhe atë të drejtësisë nga partia në pushtet.

Gjithashtu patëm mundësi të flisnim edhe për skandalin e korruptimit të agjentit të FBI McGonigal nga Edi Rama”, shkruan Këlliçi ndërsa shton se takimi u mbyll me mbresat më të mira dhe me besimin se Shqipëria do të dalë shumë shpejt nga ky udhëkryq. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY