Trump: Nëse nuk fitoj unë në 2024, Amerikën do e drejtojnë komunistët

Trump: Nëse nuk fitoj unë në 2024, Amerikën do e drejtojnë komunistët

23
0
Shares

Ish-Presidenti Donald Trump, deklaroi në një event elektoral për fushatën e tij për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, se nëse ai nuk do të fitonte, Amerikën do ta drejtonin komunistët.

Ai deklaroi se me Joe Biden në krye, çdo ditë është “Dita e gënjeshtrave” për Amerikën.

“Mitingjet do të nisin shumë shpejt, edhe pse është shumë herët ende. Mbështetësit po më detyrojnë që t’i nis, duan që të nisin dy vite përpara kohe. Duhet ta nisim me një miting të madh në Nju Hempshajër. Lajmet e rreme thonë se po kandidoj sa për të kandiduar. Por, unë jam më i inatosur dhe më i përkushtuar se kurrë më parë”, tha Trump.

Ai shtoi se nëse nuk fiton në vitin 2024, atëherë “çdo gjë do të marrë fund”, pasi “komunistët dhe marksistët” do të udhëheqin Shtetet e Bashkuara të Amerikës. r.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY