EMRAT/ Kapen 4 të kërkuar në Vlorë, detajet

EMRAT/ Kapen 4 të kërkuar në Vlorë, detajet

29
0
Shares

Kapen dhe vihen në pranga 4 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara janë kapur 4 shtetas të shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

Shërbimet e Sektorit të Hetimit të Krimeve, në bashkëpunim me Forcën Operacionale, të DVP Vlorë, kanë kapur shtetasit:

– M. M., 64 vjeç, banues në Vlorë, i shpallur në kërkim pasi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”;

– Arsen Shyti, 39 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar me 3 vjet, 3 muaj e 25 ditë burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e municioneve”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë kapur shtetasit:

– Miky Ibrahimi, 44 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar me 3 vjet burgim, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”;

-Eliton Demiraj, 41 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY