Në morinë e dhjetra furrave për gelqere që ndotin Krujën, gjenden 2...

Në morinë e dhjetra furrave për gelqere që ndotin Krujën, gjenden 2 që ndotin pa leje

94
0
Shares

Janë konstatuar 2 gurore në Krujë që nuk dispononin dokumentacionin përkatës për nxjerrjen dhe përpunimin e materialeve inerte dhe gurore.

Vihet në pranga pronari i njërës gurore dhe shpallet në kërkim pronari i gurores tjetër, subjekte të cilat u konstatuan pa dokumente për ushtrimin e aktivitetit dhe të cilat nuk ndodhen në territorin e zonës së mbrojtur.

Gjatë fazës së parë të këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi B. B., 52 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në guroren që administrohej prej tij, në Krastë, Krujë, u konstatua se 52-vjeçari nuk dispononte dokumentacionin përkatës, për ushtrimin e aktiviteteve të nxjerrjes dhe përpunimit të materialeve inerte dhe gurore.

Po gjatë këtij operacioni, nga kontrollet intesive të ushtruara në terren, në një gurore tjetër, në Krastë, Krujë, që administrohej nga shtetasi I. L., 55 vjeç, banues në Fushë Krujë, u konstatua se 55-vjeçari nuk dispononte dokumentacionin përkatës për ushtrimin e aktiviteteve të nxjerrjes dhe përpunimit të materialeve inerte dhe gurore. Në momentin e kontrollit, shtetasi I. L. nuk ndodhej në ambientet e këtij subjekti. 55-vjeçari është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.

Operacioni “Mjedisi” do të vijojë deri në përfundim të kontrollit dhe të verifikimit të të gjitha subjekteve që ushtrojnë aktivitetet e nxjerrjes dhe të përpunimit të materialeve inerte dhe gurore. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY