10 vite nga largimi i lapidarit të UÇPMB-ës në...

10 vite nga largimi i lapidarit të UÇPMB-ës në Preshevë!

13
0
Shares

 

Nga Refik Hasani
Më datën 20 janar të këtij muaji, mbushen një dekad që është larguar në mënyr të dhunshme Lapidari i UÇPMB-së kushtuar dëshmorëve të kombit të rënë në luftën e UÇPMB-së, e vendosur para objektit të Komunës në Preshevë.
Lapidari tani as pas një dekade nuk është kthyer në vend, por është në mendjet e Ushtarëve  të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc dhe gjithë popullit të kësaj krahine të mbetur padrejtëisht nën administrimin e Serbisë.
Ky viti shënon largimin me dhunë të pllakës përkujtimore kushtuar  dëshmorëve të kombit të rënë në luftën e UÇPMB-ës, kurse vitin që e lam pasi ishin tri dekada nga mbajtja dhe organzimi i mbajtjes së Referendumit   më 1 e 2 mars të vitit  1992.
Shqiptarët në Republikën e Serbisë, vazhdojn të përballen duke u diskriminuar, pasi mungon rregullimi me ligjë për përdorimin e simbolit tonë Komëtarë shqiptarë Flamurit.
Ende mbetët për t’u dëshiruar rritja e të punësuarve në administratën Komunale të tri Komunave, veçmas mungon përfaqësimi  si në Gjykata, Prokurori,  Shëndetësi, Administratë Tatimore. Policia Multietnike ende në numër të vogël në krahasim me numrin e popullatës dhe mungon përfaqësimi në zingjirin komandues të Policisë në këtë Krahinë Shqiptare.
Kjo Krahina shqiptare vazhdon të mbetët Rajoni  më i prapambetur në gjithë Evropën, është Krahina më e diskrimunuar në gjithë Evropën,kemi pasivizim e diskriminim, një pastrim etnik dhe shkelje e të drejtave e lirive të njeriut dhe të drejtave kolektive.
Mbi të gjitha, kjo krahinë nuk e ka të zgjidhur statusin politik, pengesë e të gjitha zhvillimeve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY