Fatmir Mediu merret i pandehur nga SPAK, dy akuzat për Gërdecin

Fatmir Mediu merret i pandehur nga SPAK, dy akuzat për Gërdecin

18
0
Shares

Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu ka marrë sot komunikimin nga SPAK në lidhje me çështjen e Gërdecit duke u marrë i pandehur.

Brenda 10 ditëve dosja do të shkojë në GJKKO që të shqyrtohet, ndërsa Mediu tashmë është i pandehur.

SPAK hetoi përgjegjësinë e ish-ministrit në ngjarjen tragjike të marsit të vitit 2008, ndërsa e regjistroi si procedim penal në tetor të vitit 2021.

Procedimi penal u regjistrua për veprat penale: “Shpërdorim i detyrës”, kryer në bashkëpunim, si dhe “shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak, kuadër komandues.

Mediu ishte një nga të akuzuarit për shpërdorim detyre për ngjarjen e vitit 2008. Çështja ndaj Fatmir  Mediut u mbyll më 14 shtator 2009, kur ai u rizgjodh deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Avokatët mbrojtës të ish-ministrit të Mbrojtjes kërkuan mbylljen e çështjes duke argumentuar se prokuroria duhet t’i kërkonte sërish autorizim Kuvendit për heqjen e imunitetit. Çështja është rihapur pasi Zamira Durdaj, e cila humbi të birin në ngjarjen e Gërdecit, e kallëzoi atë në SPAK. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY