EMRAT/ Arrestohen 2 shitës së ‘të bardhës’ në Tiranë, u kapet edhe...

EMRAT/ Arrestohen 2 shitës së ‘të bardhës’ në Tiranë, u kapet edhe xhiro ditore, ja sa kishin fituar

33
0
Shares

Vihen në pranga 2 shtetas që shpërndanin doza të drogave të forta, në Tiranë, kryesisht në lokalet e natës. Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre.

Sekuestrohen një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, tabelë policie, 3 automjete, 5 aparate celulare, peshore elektronike dhe shuma parash që dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Clubs”.

Si rezultat i këtij operacioni janë arrestuar në flagrancë shtetasit Në kuadër të operacionit policor të koduar “Clubs” u arrestuan Arber Bardhi, 25 vjeç dhe Vilson Çepele, 38 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi E. Ç., 26 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Nga hetimet e kryera me metoda proaktive ka rezultuar se këta 3 shtetas kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin, për shpërndarjen e dozave të drogave të forta, në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në klubet e natës.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 400 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokaine, 1 tabelë policie, 3 automjete, 5 aparate celulare, 1 peshore elektronike, 76 800 lekë të rinj dhe 175 euro, që dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal i këtyre shtetasve.

Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY