Elbasan, transportonte me motoçikletë, 2 thasë me lëndë narkotike kanabis

Elbasan, transportonte me motoçikletë, 2 thasë me lëndë narkotike kanabis

54
0
Shares

Vihen në pranga 2 shtetas (bashkëpunëtorë), njëri prej tyre i armatosur me pistoletë me fishekë në fole, gati për qitje, dhe tjetri sepse transportonte me motoçikletë, 2 thasë me lëndë narkotike kanabis.

Shpallet në kërkim një 33-vjeçar, bashkëpunëtor i 2 shtetasve të arrestuar.

Sekuestrohen 10.4 kg kanabis, 1 armë zjarri pistoletë, 4 armë gjahu, 1 armë sportive, 3 celularë dhe një shumë parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-A. T., 27 vjeç, banues në fshatin Mollas, Cërrik, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

-E. J., 20 vjeç, banues në fshatin Mollas, Cërrik, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni u shpall në kërkim një 33-vjecar, i dyshuar si bashkëpunëtor i 2 shtetasve të arrestuar.

Shërbimet e Policisë, në hyrje të fshati Klos, Cërrik, kanë ndaluar motoçikletën pa targa dhe që drejtohej pa leje drejtimi nga shtetasi E. J., i cili transportonte 2 thasë me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

Në vijim të këtij operacioni, shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan në flagrancë edhe shtetasin A. T. që mbante në brez një armë zjarri pistoletë me fishekë në fole, gati për qitje.

Si rezultat i hetimit me metoda speciale, të realizuar në kuadër të operacionit “Cërriku 2023”, rezultoi se shtetasit A. T. dhe E. J., në bashkëpunim me shtetas të tjerë, prej disa kohësh, ushtronin veprimtaritë kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, në territorin e qarkut të Elbasanit.

Në cilesinë e provës materiale, u sekuestruan 10.4 kg kanabis, 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe 3 celularë. Gjithashtu, u sekuestruan edhe 4 armë gjahu, 1 armë sportive dhe një shumë parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, të cilat u gjetën gjatë kontrolleve në banesat e këtyre shtetasve.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY