Ibrahimi zgjidhet nga Begaj si gjykatës në Kushtetuese, kush ishin 3 kandidatet...

Ibrahimi zgjidhet nga Begaj si gjykatës në Kushtetuese, kush ishin 3 kandidatet e tjera dhe pikët

45
0
Shares

Ish-kreu  i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Genti Ibrahimi është emëruar si anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Presidenti Bajram Begaj ka firmosur dekretin, duke plotësuar kështu vakancën e krijuar me përfundimin e mandatit të gjyqtarit Përparim Kalo në janar të këtij viti.

Me emërimin e Gent Ibrahimit, Gjykata Kushtetuese bëhet plotësisht funksionale me të 9-të anëtarët e saj.

Gent Ibrahimi ka mbajtur prej 3 vitesh postin e kreut të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, post për të cilin është akuzuar shpeshherë se është emëruar nga kryeministri Rama. Ibrahimi ka qenë i atakuar nga opozita për lidhje të forta me qeverinë si kunat i ish-ministres Mimi Kodheli.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në vijim të procedurave të vlerësimit të kandidatëve të lejuar për kandidim, të cilët kanë kandiduar për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese, bëri publike një javë më parë rezultatin e pikëzimit për secilin kandidat si më poshtë:

Marjana Semini   93.66 Pikë

Ardian Dvorani    92.44 Pikë

Gent Ibrahimi     88.38 Pikë

Arta Vorpsi         88.22 Pikë

a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY