“Personi që goditi policinë, agjent i policisë kriminale në rrjetet e trafikut...

“Personi që goditi policinë, agjent i policisë kriminale në rrjetet e trafikut të drogës”

105
0
Shares

Gert Shehu është agjent i policisë kriminale i futur në rrjetet e trafikantëve përmes përdorimit të dozave të vogla.

Berisha publikoi dokumentin që kishte shpërndarë policia vetëm pak caste pas incidentit ku theksohej se personi ishte me probleme mendore.

“Këtu thuhet, dëgjoni se është një gjë shumë interesante. Vërtetim mjekësor për tu përdorur kudo që ti nevojitet, por ky vërtetim mjekësor miqtë e mi nuk ka asnjë datë. Ai që lexon këtë, thotë se ky, mund të jetë i vitit 2018, mbasi thotë u paraqit në klinikën tonë në 10 janar 2018. Por shumë i çuditshëm vërtetimi sepse thotë gjithashtu se, episodi i fundit i 10 gushtit 2022, u rekomandua të dërgohet në urgjencën psikiatrike dhe pasi mori ndihmën e parë u rikthyer në shtëpi i qetësuar.
Pra ju e kuptoni se kjo nuk dëshmon asgjë tjetër, përveç faktit se qeveria e kishte bërë gati për të mashtruar, për të justifikuar aktin kriminal të një agjenti të policisë kriminale të përdorur nga Çuçi i familjes me porosi të Ramës”, tha Berisha.

Kjo tregon se policia ka qënë e përgaditur për incidentin.

Ky person ka marrë rinovim patente në vitin 2022. Si paska qënë psiqik dhe ka marrë rinovimin.

Ky është një sulm i përgaditur nga Edi Rama, Bledi Cuci dhe Ardi Veliu. Është nga Tepelena dhe jeton në Tiranë prej 20 vitesh dhe i ka shërbyer policisë kriminale.

Ai u paraqit se zbatoi porosinë e një vëllai mysliman, tha Berisha. Po ai ka zbatuar porosinë e Bledi Cucit.

Raporti mjekesor i Gert Shehut, shperndare nga policia vetem pak minuta pas sulmit fizik ndaj Berishes

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY