Kryeministri Edi Rama komenton sulmin fizik ndaj Berishes

Kryeministri Edi Rama komenton sulmin fizik ndaj Berishes

58
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka bere nje deklarate per mediat tri ore pas sulmit fizik ndaj kreut te opozites Sali Berisha. Ai e denon sulmin.

Deklaratë e Kryeministrit Edi Rama:

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dënon pa asnjë ekuivok aktin e pajustifikueshëm e të patolerueshëm të dhunës mbi organizatorin dhe udhëheqësin e protestës së sotme! Dhuna s’ka qenë, s’është e s’do jetë kurrë një mjet për të adresuar çfarëdo çështje apo shqetësimi dhe kushdo e përdor këtë mjet duhet të përballet me të gjithë forcën e ligjit.

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka folur për gazetaren e Abc Esiona Konomi menjëherë pas sulmit fizik ndaj kreut të opozitës Sali Berisha.

Balluku tha se nuk kishte informacion por se uronte që Berisha të ishte mirë.

“Nuk e kam informacionin, kam qenë një një konferencë. Aktet e dhunës nuk janë të mira që të ndodhin. Shpresoj që zoti Berisha të jetë mirë me shëndet dhe mos ketë impaktuar protestën e opozitës. Kjo është një ditë e shënuar për Shqipërinë dhe nuk mund të marrë hije nga asnjë lloj ngjarjej tjetër. Ky samit e ka ngritur Shqipërinë në një nivel tjetër”, tha Balluku.

“Për betimin që kam bo…”, këto kanë qënë fjalët e vetme të personit që goditi kreun e opozitës Sali Berisha para se të merrej nga policia.

Ai është marrë nga duart e militantëve nga Erzen Breçani, i angazhuar për mbrojtjen e ish-kryeministrit, njëkohësisht ish-zevendësdrejtori i Policisë së Shtetit.

Brecani e ka pyetur se ku e ka gjetur unazën me të cilën qëlloi Berishën dhe se kush e ka futur që të bëjë atë gjest, por përgjigjia e vetme që merr është: Për betimin që kam bo!

Nderkohe Berisha tha sot ne nje konference per shtyp pas protestes se personi që goditi eshte  agjent i policisë kriminale në rrjetet e trafikut të drogës.

Gert Shehu është agjent i policisë kriminale i futur në rrjetet e trafikantëve përmes përdorimit të dozave të vogla.

Berisha publikoi dokumentin që kishte shpërndarë policia vetëm pak caste pas incidentit ku theksohej se personi ishte me probleme mendore.

Kjo tregon se policia ka qënë e përgaditur për incidentin.

Ky person ka marrë rinovim patente në vitin 2022. Si paska qënë psiqik dhe ka marrë rinovimin.

Ky është një sulm i përgaditur nga Edi Rama, Bledi Cuci dhe Ardi Veliu. Është nga Tepelena dhe jeton në Tiranë prej 20 vitesh dhe i ka shërbyer policisë kriminale.

Ai u paraqit se zbatoi porosinë e një vëllai mysliman, tha Berisha. Po ai ka zbatuar porosinë e Bledi Cucit.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY