Berisha: Regjimi bëri gjithçka që protesta të mos zhvillohej, Rama kreu një...

Berisha: Regjimi bëri gjithçka që protesta të mos zhvillohej, Rama kreu një akt prej krimineli

22
0
Shares

Berisha ka mbajtur një fjalë edhe tek selia e PD ku akuzoi sërish kryeministrin Edi Rama për sulmin fizik ndaj tij në fillim të protestës.

“Ky regjim i shëmtuar, bëri gjithçka që protesta jonë të mos zhvillohej. Kaloi edhe në një akt, me të cilin dëshmoi karakterin prej krimineli Edi Rama.

Ai që e organizoi, zgjodhën si në të gjitha rastet, një person që mund të kryejë çdo gjë, dhe e bënë si masë të fundit, pasi e panë që u lëshuan nga katër anët e Tiranës dhe Shqipërisë në këtë protestë që historia do e shkruajë me germa të arta në historinë e protestave të qytetarëve të lirë.

Ju keni ardhur me dhjetëra dhe qindra herë në protesta, por ju garantoj se kjo e sotmja, ka qenë për secilin prej jush, kryeprotesta e jetës”, tha Berisha para mbështetësve të tij tek selia e PD. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY