Rama hedh në erç me 70 kile tritol hotelin e Irfan Hasanbelliut

Rama hedh në erç me 70 kile tritol hotelin e Irfan Hasanbelliut

64
0
Shares

IKMT hodhi në erë këtë pasdite hotelin “Prestige Resort” në pronësi të Fokus Group që pronëson disa nga mediat më të mëdha në vend si news24 tv, panorama, balkanweb etj.

70 kilogram eksploziv iu vunë hotelit 7 katësh të lokaloziar tek Mali i Robit, për ta shembur përtokë.

IKMT nuk kishte njoftuar asgjë mbi veprimet e saj në resort ndërsa vetëm në mesditën e së dielës, IKMT njoftoi se do kryente shpërthimin e kontrolluar në ndërtesë.

Inspektoriati njoftoi se kishte hapur 730 vrima në trupin e 7 katëshit dhe kishte shtruar 4 000 metra linear fitil, për të lidhur 70 kilogramët e eksplozivit dhe për këtë forcat e xhenios punuan me intensitet edhe netëve për të arritur objektivin e kërkuar.

Shkatërrimi i hotelit me tritol ndodhi pak orë përpara se gjykata administrative Durrësit të shqyrtonte kërkesën e kompanisë “Erioni SHPK” për pezullimin e shembjes së hotelit deri në shqyrtimin me themel të saj. Por ashtu siç parashikohej, Dallëndyshe Bici, e cila me firmën e saj ka vërtetuar lejen e ndërtimit të resortit, kishte marrë urdhër të prerë për shembjen e shpejtë, shkruajnë mediat afër pronarëve të hotelit.

Përfaqësuesit e kompanisë paralelisht me gjykatën iu drejtuan me një shkresë zyrtare edhe drejtoreshës së Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Dallëndyshe Bici, duke i kërkuar të ndalojë aksionin, deri sa organet e drejtësisë të flasin. Shoqëria “Erjoni Sh.P.K” i cilëson abuzive dhe të paligjshme veprimet e IKMT në “Prestige Resort”, dhe thekson se institucioni i drejtuar nga Dallëndyshe Bici ka konsumuar disa vepra penale. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY