30 vjeçari shqiptar i Forbes, ja kompanitë dhe portofoli financiar i shkodranit...

30 vjeçari shqiptar i Forbes, ja kompanitë dhe portofoli financiar i shkodranit në Florida

122
0
Shares

Kevin Sekniqi, 30 vjeçari nga Shkodra është një “hit” në botën financiare ndërsa FORBS e ka listuar në listën e famshme “30 under 30”, një nga 30 personat e moshës nën 30 vjeç që ka arritur një sukses marramendës në botën financiare dhe atë të zhvillimit ekonomik.

Forbes nënvizon se ka shqyrtuar mbi 12 mijë kandidatë të mundshëm, duke i vlerësuar për faktorë si investimi, të ardhurat, ndikimi social, inovacioni dhe potenciali që kompanitë e tyrë ofrojnë. Siç e përshruan Forbes, Sekniqi është “bashkëthemeluesi më i ri i Ava Labs, i cili ka luajtur një rol kyç në krijimin e Avalanche, një blockchain me shpejtësi të lartë që numëron mbi tre milionë përdorues, dhe [në krijimin e] AVAX, një kriptovalutë me një vlerë tregu prej 4 miliardë dollarë.”

“E takova vitin e kaluar në Majemi, në ato pak orë që ja lejonte vetes për të pushuar larg kompjuterit dhe kompanisë së tij. Shumë i dashur, i thjeshtë, dhe me mjaft modesti fliste për komaninë e tij, të filluar që në bankat e shkollës, zhvilluar në Nju Jork por vendosur në Miami, Florida. Ate prill 2021 ai ishtë në fazën kërkimore, dhe priste që brenda vitit të përmbyllte ëndërrën e tij”, shkruan ambasadorja shqiptare në Washington, Floreta Luli  Faber.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY