KESH shiti sot energji me çmimin e ‘black friday”, 3 herë më...

KESH shiti sot energji me çmimin e ‘black friday”, 3 herë më pak se çmimi i bursës energjitike

28
0
Shares

Për shkak të prurjeve të mëdha nga reshjet e ditëve të fundit, KESH ndali importin dhe eksportoi të hënën 8040 megavat/orë energji elektrike me një çmim mesatar 80-100 euro/megavat orë.

Por, çmimi i shitjes nga KESH ishte 3 herë më i lirë se çmimi që e importoi javën e kaluar, mesatarisht për 228.3 euro/megavat orë. Por edhe më lirë se sa çmimi që është sot në bursë, rreth 248 euro për megavat ose gati 4 herë më pak.

Por, fatura e blerjeve të energjisë sa vjen e rritet, edhe për shkak të shtrenjtimit të fortë të çmimit të energjisë në bursa. Prej fillimit të vitit e deri më 20 nëntor janë shpenzuar rreth 430 milionë euro për importin e energjisë për mbulimin e nevojave të furnizimit në vend.

Kjo shifër po shkon gati dyfish më e lartë se vitin e kaluar, kur në total për gjithë vitin fatura e importit të energjisë ishte 285.5 milionë euro.

Megjithatë, ajo mund të rritet më tej në kushtet kur ka mbetur ende më shumë se një muaj nga mbyllja e këtij viti dhe gjithçka do të varet nga kushtet e motit.

Reshjet e shiut së fundmi kanë sjellë përmbytje dhe dëme në shumë zona të vendit, por po përmirësojnë situatën në lidhje me energjinë elektrike duke bërë që të ndalet blerja në import, e ndoshta edhe një tjetër shtyrje e vendosjes së fashës 800 kilovat, përmes të cilës çdo familje që shpenzon mbi këtë nivel do të duhet të paguajë energjinë 4.4 herë më shtrenjtë.tch

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY