KLGJ merr vendimin, mbyll të gjitha gjykatat e Apelit në rrethe, nga...

KLGJ merr vendimin, mbyll të gjitha gjykatat e Apelit në rrethe, nga 1 shkurti ka hartë tjetër

71
0
Shares

Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi sot aktin normativ nënligjor “Për fillimin e funksionimit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm”

Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi sot, në mbledhje plenare,vendimin “Për fillimin e funksionimit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm”, i cili vjen në zbatim të VKM-së Nr.495, datë 21.7.2022, “Për riorganizimin e Rretheve Gjyqësore dhe kompetencave tokësore të Gjykatave”.  

Akti i miratuar nga Këshilli është një akt normativ nënligjor, i cili është i harmonizuar me Objektivin Strategjik 3 të Planit Strategjik të KLGJ 2022- 2024, që synon përmirësimin e ofrimit të shërbimeve efikase përmes miratimit dhe zbatimit të Hartës së re Gjyqësore, njofton KLGJ.

Ky vendim është konceptuar si një vendim kuadër që përcakton tërësinë e parimeve që do të udhëheqin procesin e zbatimit të riorganizimit të kompetencave tokësore të gjykatave të apelit, duke synuar vijimësinë në drejtimin dhe ofrimin e shërbimeve gjyqësore, administrative dhe atyre mbështetëse nga Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, në datën 1 shkurt 2023.  

Parimet bazë mbi të cilat është hartuar akti i miratuar sot përfshijnë garantimin e vazhdimësisë së ofrimit të shërbimit qytetarëve dhe përdoruesve të gjykatës në një gjykatë plotësisht funksionale në datën 1 shkurt 2023, parimin e efikasitetit në trajtimin e procesit të riorganizimit, mbajtjen në konsideratë të kapaciteteve njerëzore dhe profesionale të gjykatave, përmbylljen e procesit të riorganizimit brenda afatit të caktuar dhe me transparencë.

Vendimi është hartuar duke marrë në konsideratë standardet më të mira ndërkombëtare, të cilat kanë udhëhequr procesin e vlerësimit dhe përgatitjes së hartës se re gjyqësore, që synojnë të garantojnë ofrimin e shërbimeve, specializimin dheracionalizimin e shpenzimeve publike, thekson KLGJ pavarësisht se nuk ka pasë pajtueshmëri për hartën e re gjyqësore.

Akti i miratuar reflekton tërësinë e masave që duhen marrë paraprakisht me qëllim që konfigurimi i ri i propozuar të garantojë vazhdimësinë dhe funksionalitetin e pandërprerë të shërbimeve në gjykatë, theksohet në njoftim. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY