“Kjo fatkeqësi natyrore nuk është dora e Zotit, por dora e robit...

“Kjo fatkeqësi natyrore nuk është dora e Zotit, por dora e robit hajdut”

23
0
Shares

Kreu i PD, Saki Berisha fajësoi sot nga Shkodra qeverinë për përmbytjet në Shkodër.

Kjo fatkeqësi natyrore nuk është dora e Zotit, por dora e robit hajdut, tha Berisha.

Deklatata e Berishës:

Erdha sot pasi kam ndjekur gjatë natës dhe dje pasdite me shqetësim, zhvillimet e paralajmëruara në qarkun e Shkodrës dhe erdha për të shprehur solidaritetin tim më të thellë për të gjithë banorët e këtij qarku, për autoritet vendore, kryetarin e Bashkisë, kryepleqtë, përgjegjësit e njësive administrative për përpjekjet e tyre shumë të mëdha në kushte shumë të vështira.
Kjo fatkeqësi natyrore sigurisht nuk është e rrallë, por krejt e veçantë kësaj here, është gjithçka jo dora e Zotit, por dora e robit hajdut.”

Pse e them këtë?! Jua shpjegoj…
E them unë këtë, sepse kjo u krijua kryekëput nga keqadministrimi i kaskadës absolutisht të diktuar nga vjedhja qeveritare.

Çfarë ka ndodhur?! Gjatë këtyre ditëve, që ta dinë qytetarët mbarë, Edi Rama dhe ministrja e tij Balluku, nuk kanë prodhuar energji, por kanë blerë energji me 226 megavatin në bursë! Në një kohë kur energjia e kontraktuar 10 milionë euro mund të prodhohej pa asnjë lloj kufizimi, pasoje, në kaskadën e Drinit.
Sot, Edi Rama fajin e gjen tek mediat dhe opozita dhe opozita për katastrofën që krijoi vetë.

Do të më falni. Po pse them unë është “dora e robit hajdut”?! Sepse një javë më parë, IGJEUM, institute shtetëror, i ka dërguar në zyrat e të gjithë vendimmarrësve kryesorë, sinoptikën me përpikmëri të madhe duke informuar se do të ketë reshje të fuqishme në Alpe, reshje të jashtëzakonshme në Alpe dhe se duhet të merren masa. Por përveç Gjeoshkencës, do të më lejoni t’ua lexoj edhe se çfarë thotë Meteoweb i Italisë, pikërisht për Shqipërinë disa ditë më parë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY