Igli Cara reagon ndaj Ramës: Durrësi nuk ka vetëm vlerë parash dhe...

Igli Cara reagon ndaj Ramës: Durrësi nuk ka vetëm vlerë parash dhe kullash!

39
0
Shares

Kryetari i PD në Durrës Igli Cara ka reaguar ndaj kryeministrit Edi Rama në lidhje me Portin e Durrësit.

Reagimi i Carës:

Reagimi i Ramës, në rastin më të mirë është për të ardhur keq!

Rama, që vetë firmos dhe vetë vulos pranon faktin që jemi në plehra, duke harruar që është prej rreth 10 vitesh në krye të qeverisë.
Të falësh 3.8 miliardë euro, në këmbim të pothuaj asgjëje, nuk eshtë të qëndrosh në plehra!

Durrsakët kanë treguar ndër vite, që nuk e hanë sapunin për djathë!
Ky qytet ka histori, emocion, trashëgimni, vlera të pamatshme dhe të patjetërsueshme, ndaj nuk e di me çfarë kandari e ke peshuar?!

Për ata, që e duan dhe e jetojnë këtë qytet, Durrësi nuk ka vetëm vlerë parash dhe kullash!
Të mendosh që mburret si durrsak dhe që përfaqëson Durrësin në Parlament!!!
Shtëpia jote nuk ka çmim, me të as bëhet tregti dhe as shitet lirë!
Porti i Durrësit është i durrsakëve dhe i shqiptarëve!
O me portin në shtëpi, o larg Durrësit me gjithë qeveri! a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY