Qeveria fsheh formulën e llogaritjes së çmimit të naftës, lëvizjet nuk ndjekin...

Qeveria fsheh formulën e llogaritjes së çmimit të naftës, lëvizjet nuk ndjekin bursën

26
0
Shares

Qeveria fsheh formulën më të cilën llogaritet çmimi dhe fsheh taksat e shumta që vjel nga karburantet, raportoi sot top channel pasi pyeti për çmimin njohës të ekonomisë.

Bordi i Transparencës është një sajesë tipike shqiptare, që nuk duhet të kishte ekzistuar kurrë. Formula sesi përcaktohet çmimi është një gjë që qeveria e mban sekret, nuk e publikon. Ajo që vëmë re është që në raport me tregun ndërkombëtar nuk përputhen ulje-ngritjet e Bordit, me ulje-ngritjet në bursë. Mungesa e transparencës lidhet me faktin e thjeshtë që qeveria nuk do që ta thotë konkretisht që kur ne paguajmë 230 lekë për një litër naftë, nga këto 110 lekë janë taksa që i merr qeveria dhe 120 lekë është çmimi i naftës në tregun ndërkombëtar. Fakti që nuk ka mangësi në treg, kjo tregon që çmimi i naftës nga Bordi vendoset më i lartë sesa çmimi që do të kishte vendosur tregu vetë”, tha gazetari ekonomik Gjergj Erebara për top channel.

Ndërsa një qytetar i tha top cbannel se çmimi i naftës në Shqipëri nuk ka arsye tregu.

“Unë isha në Kosovë dhe nafta atje kushtonte 1400 lekë. Këtu është një çmenduri. Dhe nuk po flas vetëm për karburantet, por edhe buka, veza, djathi, gjithçka. Kap bukën sikur ngre një qime floku, nuk peshon fare. Djathi 10-11 mijë lekë, kush e blen. Këtu është bërë për të ikur natën. Dimë të bëjmë shtet vetëm duke vjedhur”, tha qytetari. tch

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY