PD, takime me lidershipin e CDU në Berlin, Shehu rrëfen detajet

PD, takime me lidershipin e CDU në Berlin, Shehu rrëfen detajet

28
0
Shares

Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu në vizitën  dyditore në Berlin ka takuar kryetarin e CDU-së Friedrich Merz, Nuncin Apostolik ne Berlin, Imzot Nicola Eterovic dhe Ministren e Arsimit e Kerkimit Shkencor Bettina-Stark Watzinger.

Në këto takime u theksua forcimi i bashkëpunimit mes PD dhe CDU si dhe qëndrimin se PD mbeështet vetëm procesin e Berlinit dhe nismat europiane dhe është kundër çdo projekti tjetër perçarës e destabilizues.

Postimi i Tritan Shehut:

PD, me “fytyren” nga Europa e Perendimi, perkrah vetem Procesin e Berlinit e konsideron CDU mbeshtetesen  e madhe.
Mbreme kisha nje takim shume te rendesishem me Z. Friedrich Merz, kryetar i CDU gjermane, politikani me influent i te djathtes ne Europen e Bashkuar.
U zhvillua nje bisede miqesore, ku se pari i percolla pershendetjet e falenderimet e Kryetarit Berisha dhe te PD per interesin e rolin thelbesor te Gjermanise, CDU e atij personalisht ndaj Shqiperise e Rajonit.

Me tej e informova per zhvillimet ne vendin tone e ne Rajon, per problemet, rreziqet e sfidat me te cilat po ballafaqohemi.
Duke i kerkuar mbeshtetjen e CDU ne perpjekjet tona, si dhe forcimin e rolit te saj e Gjermanise aty, qofte me Procesin e Berlinit, qofte dhe me inisiativa te tjera.
E sigurova se PD mbeshtet vetem Procesin e Berlinit, nismat europiane dhe i kundervihet me force atyre, qe fryne ere per nga Lindja, si dhe cdo projekti tjeter percares e destabilizues.

Ne bashkebisedim u theksua vullneti i pa lekundur i PD per te qene nje faktor vendimtar ne Shqiperi e i rendesishem ne Rajon, ne mbeshtetje te te gjithe proceseve, qe forcojne stabilitetin e paqen, duke shtyre ne rrugen e integrimit.
I kerkova Kryetarit Merz qe gjithashtu te forcohet bashkepunimi nder partiak, PD-CDU, duke i parashtruar dhe disa elemente konkrete te ketij procesi.
Gjeta mirekuptimin e tij, si dhe vullnetin per takime te tjera direkte midis dy forcave tona politike.

Ky ritakim me Z. Merz permbylli ciklin dy ditor te takimeve te mia ne Berlin. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY