‘Radikali’ mbetet në qeli, Xherxh Laçi do vijojë në pranga

‘Radikali’ mbetet në qeli, Xherxh Laçi do vijojë në pranga

41
0
Shares

Xherxh Laçi, 52 vjeçari qe ngujoi familjen për 6 vjet mbetet ne qeli.

Ai u ndalua nga policia e Tiranës pak ditë më parë.

Detajet e arrestimit nga policia:

Tiranë

Finalizohet nga Drejtoria e Antiterrorit dhe Komisariati i Policisë Nr. 4., në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, operacioni policor i koduar “Ngujimi”.

Mbante të ngujuar, për shkak të bindjeve radikale, bashkëshorten dhe fëmijet e mitur, prej më shumë se 6 vitesh, si dhe i dhunonte sistematikisht, vihet në pranga 52-vjeçari.

Sekuestrohen dy mjete prerëse thika dhe municion luftarak, të gjetura në banesën e 52-vjeçarit.

Specialistët e Drejtorisë së Antiterrorit dhe specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4., bazuar në inteligjencën informative, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Ngujimi”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh. (Gj). Ll., 52 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 52-vjeçari, prej më shumë se 6 vitesh, mbante të mbyllur duke i dhunuar sistematikisht dhe kërcënuar me armë të ftohta, bashkëshorten dhe dy fëmijët e mitur, të cilët nuk i lejonte të frekuentonin shkollën, për shkak të bindjeve të tij radikale.

Gjatë kontrollit të banesës u gjetën dy mjete prerëse thika ndërsa gjatë kontrolleve të ambienteve përreth banesës, në oborr, u gjetën dhe sekuestruan 700 fishekë luftarak dhe krëhra automatiku. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY