ERE rrit çmimin e energjisë duke filluar nga 1 nëntori, pritet një...

ERE rrit çmimin e energjisë duke filluar nga 1 nëntori, pritet një valë rritje çmimesh në treg

17
0
Shares

Enti rregullator i energjisë ka rritir sot çmimin e energjisë për shpenzimet e saj mbi 800 kw.

Rritja e energjisë do të vijojë nga 1 nëntori deri më 31 dhjetor çfarë do të sjellë një zinxhir të rritjes së çmimeve në të gjithë vendin.

Njoftimi:

Për të gjithë konsumatorët familjarë që furnizohen nga Shërbimi Universal (FSHU sh.a.).

ERE ka detyrimin të reflektojë çmimet e energjisë së konsumatorëve fundorë të shërbimit universal, kostot e furnizimit sipas kostove të burimit të sigurimit të energjisë.

Vendimi i Brodit të ERE-s nr. 242 datë 23.09.2022, i ndryshuar me vendimin e Bordit nr.254 datë 07.10.2022, qëndron në fuqi për muajt nëntor – dhjetor 2022, dhe këto çmime mbeten të aplikueshme, ashtu si përcaktuar në vendim, për periudhën 1 nëntor 2022 – 31 dhjetor 2022.

Sic theksuar dhe më parë nga vendimmarrja e ERE-s, çmimi i furnizimit me energji elektrike për konsumatoret që konsumojnë mbi fashën e konsumit 800 kW, do të mbetet objekt rishikimi periodik, bazuar në kërkesën FSHU sh.a., vendimet e Asamblesë së KESH sha, si dhe vlerësimet e ERE-s, nëpërmjet të cilave do të vlerësohen ndryshimet në çmimin e shitjes se energjisë elektrike për konsumatorët fundorë të shërbimit universal. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY